Mesila Doda lëshon alarmin për censusin/ Ja çfarë u ka premtuar Rama grekëve. Çështja në përmasat e një skandali kombëtar

19/11/2019 17:04

Gjatë fjalës së saj në emisionin “Top Talk”, sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda u ndal edhe te çështja e censusit, të cilin e konsideroi në përmasat e një skandali kombëtar.

“Sot jemi mësuar që gjithçka ka dalë jashtë një logjike normale. Po të kishte patur një logjikë normale, sot Edi Rama ka kryer edhe akte më të rënda se kaq, sepse akti i “mini-shengenit ballkanik” është një akt që jo vetëm duhet të na alarmojë, por dhe duhet të na tmerrojë të gjithëve dhe mbi të gjitha ajo që ka deklaruar në Athinë. Ajo që ka kryer në Athinë është edhe më e rëndë se kaq sepse thotë që do bëhet censusi me vetëdeklarim apo me vetëshpallje të kombësisë”, tha Doda për të vazhduar me:

“E dini çfarë do ndodhë pas kësaj? Kjo duhet të jetë beteja e gjithë shqiptarëve. Ky duhet të jetë alarm i jashtëzakonshëm për shqiptarët. Problem i censusit ka qenë që në vitin 2009. Kombësia nuk është thjesht me dëshirë, por me atë që ti je.”

Top Channel