Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Në Lezhë një 32-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në shtator 2018, nga Policia e Mirditës, në vendin e quajtur “Gurth Spaç”, Mirditë, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike kanabis dhe nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet si autori i ngjarjes.

Njoftim/ Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N.,32 vjeç, banues në fshatin Orosh, Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 70, në mars 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në shtator 2018, nga Policia e Mirditës, në vendin e quajtur “Gurth Spaç”, Mirditë, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike kanabis dhe nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet si autori i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel