Tërmeti që ra në datën 1 qershor në qarkun e Korçës , la mbi 100 shtëpi të rrënuara, banorët e të cilave u detyruan të jetonin në çadra.  Një prej tyre është edhe familja e Petrit Xhaferrit e cila sot e kësaj dite jëton në çadër.

Shtëpia e tij ende nuk është rikonstruktuar edhe pse bashkia ka bërë një prevendiv , por firma ndërtuese sëbashku me administratorin e njësisë administrative dorëzojnë një dokument në bashki, sikur Petrit Xhaferri ka hequr dorë nga rikostruksioni i shtëpisë. Gjë të cilën kryefamiljari e mohon.

Petriti nga fshati Kamenicë  ankohet në Fiks Fare se ende 6 muaj pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë ai ende jeton në çadër. Bashkia me anë të specialistëve të saj kanë vlerësuar nga afër shtëpinë ku kanë dalë me një preventiv  në të cilin përfshihet rikonstruksioni i shtëpisë me një vlerë prej 3 milion e gjysmë lekë. Por që sot e kësaj dite nuk kanë filluar punimet.

” Firma që do të kryente rikonstruksionin erdhi  lamë edhe fillimin e punimeve, por pastaj nuk janë dukur më ” shprehet Petriti.  Tani që erdhi dimri jetesa për familjen Xhaferri është bërë shumë e vështirë, pasi çadra ku ata jetojnë fut ujë . Në këto kushte natën e kalojnë tek komshinjtë kurse ditën e kalojnë në një dhomë  të vogël. Bashkëshortja e Petritit ankohet se zona është e ftohtë dhe nuk mund të jetojnë më në këto kushte , plus me lotë në sy ajo shpreh keqardhje për plaçkat e shtëpisë të cilat janë prishur . ” Kemi punuar një jetë të tërë për ato plaçka” thotë ajo.

Gazetarët e Fiksit u interesuan në Bashkinë Korçë  se pse ende nuk kanë filluar punimet tek shtëpia e Petrit Xhaferrit. Drejtoresha e Urbanistikës Zhaneta Lubonja shpjegoi se njihet me rastin e Petritit. Pasi është bërë vlerësimi dhe preventivi nga ana e punonjësve të bashkisë u ka shkuar një shkresë sikur qytetari Petrit Xhaferri  refuzon t’i rikonstruktohet  shtëpia.

” Në këto kushte  ne e kemi përfshirë në listën e dëmshpërblimit me para, pasi të kaloj me VKM” shprehet Lubonja. Gazetarët e Fiksit kërkojnë të shohin dokumentin që Petriti ka refuzuar pasi ai vetë e mohon një gjë të tillë, por disponon një dokument  që ka rënë dakord të bëhen punimet. Drejtoresha shpjegon se ky dokument nuk ndodhet në bashki, por në Njësinë Administrative Mollaj.

Bashkë me Petritin grupi i xhirimit takojnë administratorin e njësisë, Like Shkëmbi.  Ky i fundit paraqet një dokument  të firmosur nga ai vetë dhe përfaqësuesi i firmës së ndërtimit , por jo nga i dëmtuari.

Petriti mohon të ketë refuzuar punimet ndaj edhe në dokument nuk gjendet firma e tij, por administratori Shkëmbi shprehet se nuk ka qenë prezent kur është bërë procesverbali dhe është refuzuar rikonstruksioni, por që është refuzuar dhe ndaj e ka firmosur.  Pyetjeve të shumta të të dëmtuarit që ende jeton në çadër administratori Shkëmbi i bën bisht duke u larguar pa dhënë asnjë shpjegim.

Tashmë Petriti nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të lutet që VKM-ja të kaloi sa më shpejt, për të marrë lekët dhe t’i kryej vetë punimet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel