Philipp Plein la shumë vend për diskutime pasi i dhuroi gruas së tij aktuale Lucia Bartolit një fustan identik si ai i ish-të dashurës Justyna Gradek, vetëm se ngjyrë të bardhë.

Por, mesa duket “look-u” i polakes me veshjen e kuqe ka mbetur gjatë në memorien e të gjithëve, jo vetëm të 41 vjeçarit, megjithëse e veshi gati një vit më parë në një event të dizenjuesit në Nju Jork.

Edhe modelja e njohur Demi Rose ka tentuar të rikrijojë pamjen ikonike të Gradek, duke veshur fustanin identik.

Britanikja 24 vjeçare ka publikuar foton në Instagram vetëm pak orë më parë.

Top Channel