Drejt universitetit/ Një studim për çelësin e suksesit

19/11/2019 13:28

Një tavolinë pune, nota të mira dhe pritshmëri të larta nga prindërit, si edhe të qenit i lumtur në shkollë, janë faktorë kyç në inkurajimin e fëmijëve të shkojnë në universitet, sugjeron një studim.

Kërkuesit në Kroaci zbuluan se këto ndikojnë më shumë se sa përmasat e klasës, shkolla, notat mesatare në shkollë apo pasuria e një zone. Ata thonë se kjo sugjeron se skemat për të rritur aspiratat duhet të kenë në shënjestër individin dhe jo nivelin e shkollës. Studimi ka mbuluar më shumë se 1 mijë nxënës. Kërkuesit nga instituti i kërkimeve sociale në Zagreb anketuan 1050 nxënës të moshave 13, 14 dhe 15 vjeç në 23 shkolla të qytetit.

Ata mblodhën të dhëna për notat e nxënësve si edhe për përmasat dhe cilësinë e shkollave.

Në përfundim, ata zbuluan se asnjë nga faktorët e nivelit shkollor nuk kishte ndikim tek dëshira e nxënësve për të vazhduar arsimin e lartë. Por, disa faktorë të lidhur me prindërit dhe jetën në shtëpi, ishin kyç. Po ashtu është zbuluar edhe se gjinia luan rol, me vajzat që më shumë se djemtë donin të avanconin me studimet e tyre.

Top Channel