Bonucci e mbyll karrierën te Juventusi, rinovon deri në 2024-ën

19/11/2019 19:29

Juventusi shpërblen Leonardo Bonuccin për paraqitjet e shkëlqyera që ka bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Bardhezinjtë i kanë rinovuar kontratën zëvendëskapitenit të tyre që në mungesë të Giorgio Chiellinit për shkak dëmtimi po mban në krah shiritin, edhe me një tjetër vit deri në verën e 2024-ës, periudhë në të cilin mbrojtësi i kombëtares italiane do të jetë plot 37-vjeç.

Nëse e respekton marrëveshjen e re atëherë Bonucci me siguri që do ta mbyllë karrierën me Juven. Me dëmtimin e Chiellinit, ish-mbrojtësi i Milanit ka bërë rolin e liderit në prapavijën e piemontezëve në këtë sezon.

Për këtë arsye Juventusi i ka zgjatur edhe me një tjetër vit kontratën që i skadonte në vitin 2023 me një pagë disi më të lartë.

Top Channel