Çfarë janë venat varikoze? Shkaku i vërtetë i venave varikoze, këtyre venave të fryra, të përdredhura që mund t’i shihni nën sipërfaqen e lëkurës, i kësaj “vepre arti” në trup nuk i dihet, por nje prirje gjenetike për valvula të dobëta, hormone gjithashtu luajnë një pjesë, duke llogaritur incidence në rritje te gratë.

Puberteti, shtatzënia (grate shtatzëna janë shume të prirura), dhe menopauza, si dhe marrja e estrogjenit, progresteronit, mund të dobësojnë valvuat e venave dhe të ndryshojnë qarkullimin e gjakut të këmbëve.

Një numër i madh problemesh janë të lidhura me venat varikoze siç janë: teleangiektazite, venat spider, varikocelat; llojet e tjera të venave varikoze përfshijnë liqene venoze, venat retikulare dhe hemorroidet. Liqenet venoze janë venat varikoze që shfaqen në fytyrë dhe qafë.Venat retikulare janë venat blu të shështa që shpesh shihen pas gjunjëve, ndërsa hemorroidet janë venat varikoze në dhe rreth anusit.

Në disa raste, venat varikoze mund të shkaktojnë komplikacione, siç janë dhimbja, mpiksja e gjakut ose ulcerat e lëkurës. Nëse gjendja juaj është më e rëndë, mjeku juaj mund të rekomandojë një ose më shumë procedura mjekësore.

Çfarë gjeni pranë KMK-së?

Nëse keni pasur nënën ose gjyshen të trajtuar për venat varikoze dhe mendoni se trajtimi tingëllon më keq se sëmundja, merrni frymë.Kohët po ndryshojne.

Prane klinikes mjekësore “ Komuna e Parisit” një staf i specializuar me mjekët më në zë të angiologjisë dhe angiokirurgjisë, pajisur me aparaturat më të fundit bashkëkohore bën diagnozën dhe trajtimin pa asnjë shenjë apo dhimbje të problemeve të variceve.

Çfarë ofrojmë ne ndryshe nga të tjerët?

Skleroterapinë dhe trajtimin me Lazer DEKA CO@, risitë e fundit të përdorura për trajtimin e venave varikoze si dhe trajtimin kirurgjikal të tyre.

Skleroterapia është një procedure mjekësore që përdoret për të eleminuar venat varikoze dhe venat spider. Ajo përfshin injeksionin e një solucioni, Sklerotizanti, (zakonisht një përbërje kripe) direkt në venë. Solucioni irriton endotelin e enës së gjakut, duke bërë që ajo të kolabohet dhe të ngjitet ndërsa gjaku të mpikset. Me kalimin e kohës, vena shndërrohet ne indcikatrical që zbehet nga pamja derisa zhduket. Prane KMK-së skleroterapinë e kryejnë angiologët tanë me përvojë disavjeçare në këtë drejtim dhe rezultate të shkëlqyera, të pohuara nga vetë pacientët tanë.

Lazeri DEKA CO2; kjo procedure aplikon energjinë e dritës nga lazeri mbi venën varikoze. Energjia e çliruar nga drita e lazerit e bën venën të kolabohet. Kirurgjia lazer përdoret më së shumti për të trajtuar vena të vogla varikoze.Asnjë prerje apo injeksion i kimikateve nuk përdoret në këtë rast. Lazeri aplikohet nga një mjek angiology shumë I njohur për këto trajtime. Trajtimi kirurgjikal i variceve realizohet në tre forma; kirurgjia endoskopike vaskulare, flebotomia dhe zhveshja e venave dhe ligimi, procedura këto që kryhen për raste të ndërlikuara dhe tromboza të thella të venave të anesive. Mjekët tanë angiokirurg i realizojnë këto intervente me mjeshtëri dhe profesionalizëm, duke cuar në një kohë minimale rikuperimi.

Keni dhimbje? Plage? Ulcera në këmbë? Drejtohuni pranë KMK-së dhe merrni zgjidhjen që ju ka munguar.

Top Channel