Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq i ka reaguar Albin Kurtit në kërkesën e tij që Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin tek autoritetet e Kosovës.

Këtë kërkesë, Kurti e ka bërë në një intervistë për një gazetë malazeze. Sipas Listës Serbe, me këtë deklaratë, Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë të tij.

“Këtyre ditëve po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria anti-serbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve.
Albin Kurti pa asnjë dëshmi po e akuzon Milan Radojçiqin dhe në të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëhershme ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e tyre.

Top Channel