Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ylli Baka, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të promovuar këngën e tij më të re, dedikuar të ëmës.

Ai foli për marrëdhënien e ngushtë me të dhe kujtoi kohët kur ishte emigrant e duhet të qëndronte larg familjes.

Një foto në led, e riktheu Yllin në vitin ’98, kohë kur ishte me flokë të gjatë e sapo kishte blerë baterinë e parë.

“Kjo ka qenë bateria ime e parë që kam blerë, pasi punova 2 muaj në ullinj. 80 mijë dhrami kam paguar”, tha këngëtari, duke sqaruar se aso kohe paguhej 4 mijë dhrami në ditë.

Top Channel