Versionet robotike të maskotave të lojërave olimpike dhe paraolimpike në Japoni kanë entuziazmuar qindra fëmijë shkolle në Tokio, të hënën, duke marrë poza sportive dhe duke shfaqur zemra në sytë e tyre elektronikë.

Eventi në një shkollë fillore, u konceptua si një shans për të shpalosur edhe avancimin e teknologjisë japoneze me të cilën vendi synon të joshë vizitorët në lojërat e 2020-ës. Rreth 600 nxënës duartrokitën pa pushim dhe thërrisnin Kawaii – këndshëm! ndërsa versionet në përmasat e një fëmije të maskotave të Tokio 2020, u prezantuan.

Bëhet fjalë për një çift maskotash robotike, Miraitova dhe Someiti, që siç thonë krijuesit mund të tregojnë ndjenjat e tyre në sytë vezullues duke shfaqur në to zemra apo yje.

Miraitova , me ngjyrat blu dhe të bardhë, është maskota e lojërave olimpike ndërsa roboti me ngjyrë rozë dhe të bardhë, Someiti, është maskota e lojërave paraolimpike.

Top Channel