Fermerët e hashashit në Maqedoninë e Veriut: Nëse nuk ka eksport, kanabisin do ta hedhim para qeverisë

18/11/2019 12:23

Nëse urgjentisht nuk lejohet eksportimi i kanabisit, ne atë do ta hedhim para qeverisë që ta hanë lopët, tha kryetari i Shoqatës së prodhuesve të kanabisit për qëllime mjekësore, Kostadin Dukovski.

Ai beson se Maqedonia ka potencialin për të qenë një lider evropian në prodhimin dhe kultivimin e kanabisit, por i mungojnë ligjet dhe kushtet e biznesit.
Nëse ndryshimet nuk bëhen urgjentisht, paralajmëron se firmat do të detyrohen të vendosin të mbyllin bizneset e tyre.

Top Channel