Drejtori i kompanisë “Space X”, Elon Musk, ka deklaruar se do t’i nevojiten 20 vite punë dhe 1,000 anije kozmike për të ndërtuar një qytet në Mars.

Derisa po i përgjigjej adhuruesve të tij në Twitter, Musk ka bërë të ditur se “Space X” sipas vlerësimeve të tij, duhet të ndërtojë 1,000 anije kozmike që do të bartin mallra të ndryshme dhe ekuipazhin përgjatë 20 viteve
Në ditën kur forcat ajrore amerikane në Kaliforni po shënon përvjetorin e tyre, Musk deklaroi se shpenzimi i një fluturakeje të tij kushton vetëm dy milionë dollarë, derisa synon që në Mars të ndërtojë një qytet për banimin e njerëzve.
Ai pranoi se do të duheshin të realizohen mbi 1,000 fluturime me anije kozmike, në mënyrë që të dërgohen më shumë se 10 milionë tonelata mallra në orbitë për një vit.
Kapacitetet e sotme të anijeve kozmike dhe të raketave “Falcon” mund të bartin rreth 500 tonelata në vit, që do të thotë se duhet shumë punë për të arritur qëllimin e Musk.

Top Channel