Granit Xhaka ka probleme të mëdha me Arsenalin.

Pas incidentit me tifozët, tashmë lojtari shqiptar është në kërkim të klubit të ri për të vijuar karrierën e tij në një tjetër destinacion.

Mesfushori pritet që të largohet nga Londra që në janar, ndërsa Milani shihet si klubi favorit për të nënshkruar me lojtarin e përfaqësueses zvicerane.

Si për të konfirmuar edhe më shumë largimin e Xhakës, Arsenali ka nisur bisedimet për të afruar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Denis Zakaria, i cili po shkëlqen në Gjermani me Gladbach.

Zvicerani është një dëshirë e hershme e Arsenalit, pasi “Topçinjtë” e kanë ndjekur edhe në verë 22-vjeçarin. Tashmë, interesimi duket më serioz, me londinezët që e duan me çdo kusht në Londër që në janar. Nga ana tjetër, drejtuesit gjermanë kërkojnë të paktën 30 milionë euro.

Top Channel