Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, Kavajë.

Automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç. Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L  ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel