Nga java në javë ka takime të ndryshme,djem që bëhen pjesë e kësaj rubrike për të fituar zemrën e dy bukurosheve,Antonetës dhe Inës.

Andi Karasani është personazhi më i ri i “Përputhen” i cili ka ardhur nga Gjermania për dy vajzat tona,por mesa duket me një plan të fshehur që javët në vazhdim do tregojë akoma edhe më shumë.

Këtë javë,takimi i Gerit me Inën ishte në një fshat,ku të dy i tregonin njëri-tjetrit se dinë të bëjnë punë shtëpie,ku Ina gatuante e bënte kafe,ndërsa Geri lante rrobat në oborr. Nga ana tjetër takimi midis Antonetës dhe Enos shoqërohej me një darkë romantike,ku biseda e tyre e tretë tashmë ishte e qetë,por shumë e afërt.

Biseda në studio bëri një rrotacion ndryshe,ku takimi I rradhës midis Inës dhe Silvios xhelozoi Gerin dhe e bëri shumë nervoz,Si gjithmonë“çuni i lagjes” siç edhe Olti Curri e etiketon kishte një plan në kokë.

Studio e së Diellës u mbush plot me petale trëndafili që binin nga lart dhe nën kolonën zanore të Whitney Houston – I Have Nothing,Geri e fton Inën në një vallëzim plot emocione,ku me këtë veprim u la të kuptohej që pavarësisht takimit që do të zhvillohet,ai nuk trembet dhe ka vetëbesim të plotë.

Ndërsa,zgjedhja e radhës e Antonetës ishte Vangjeli dhe Eno përsësi.
Kjo gjë konfuzoi djemtë dhe Olti Currin,i cili reagoi duke u shprehur se mos ndoshta Vangjeli është “I përdorur”për të respektuar emisionin dhe se Antoneta do të njohë akoma me shumë Enon.

Kjo ka një shpjegim,pasi në bisedat e bëra,Eno i kishte treguar një sekret Antonetës dhe se për momentin nuk dëshironte ta bënte publik,sepse nuk ndihej mirë dhe diskutimi pa kamera do e bënte atë më të sigurt në ditët në vazhdim.

Top Channel