Minatorë dhe ish minatorë të Bulqizës, u mblodhen në qendër të qytetit ku protestuan për të drejtat e tyre në punë, dhe mos mbështetjen nga sindikata aktuale e minatorëve.

Protestuesit lajmëruan krijimin e një sindikate të re. Përfaqësuesi i saj Elton Debreshi tha se sindikata aktuale po bën padrejtësi ndaj minatorëve dhe se drjetuesit po shohin interesat e veta, ndaj por krijohet një sindikatë e re.

Avokatja Holta Ymeri e cila ka ndihmuar vullnetarisht themelimin e Sindikatës së Bashkuar të Bulqizës u shpreh para minatorëve se do jetë e gatëshme dhe t’i mbrojë ligjërisht punëtorët për padrejtësitë që do t’u bëhet atyre.

Edhe vetë minatorët u shprehen se sindikata aktuale i ka zhgënjyer.

Top Channel