E mbani mend këngën “Kthehu për vete, për mua” të Eranda Libohovës në Festivalin e Dhjetorit `96?

Një nga këngët hit të Erandës që këndohet me nostalgji edhe në ditët e sotme, përveç 7 palë getave që kishte rregulluar në moment të fundit, po brenda asaj dite, Libohova tregon se ka lyer dhe këpucët në ngjyrë të verdhë tek një këpucar i lagjes.

“Kisha sarafin e verdhë dhe për ta kombinuar, ia çova këpucarit 3 orë përpara festivalit për t`i lyer. I kisha blerë në Zvicër dhe ishin ngjyrë e zezë” pohoi Libohova.

“Mbaj mend që kur dola në festival, këpucëve nuk iu ishte tharë mirë boja” tha me të qeshur Eranda.

Këngëtarja e mirënjohur kishte sjellë në studio dhe fustanin e Fest `78 të duetit me Irma Libohovën, “Nuk e harroj”. Ajo tregoi se e ruan me fanatizëm atë fustan prej 32 vitesh, që në fakt është i shoqës së saj të fëmijërisë, Brizida Gjikondit, por kjo e fundit ia ka bërë dhuratë para 10 vitesh.

“Më bën dhe sot po ta vesh. Janë ca gjëra që kanë vlerë shpirtërore dhe emocionale të fortë” u shpreh në mbyllje të bisedës Libohova.

Top Channel