Kryemadhi takohet me dy kongresmenë: Prezencë më të madhe të SHBA në Shqipëri

17/11/2019 09:50

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilloi takime edhe me kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.

Zyra e LSI njofton se “Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri. Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e vendin e veçantë të saj si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë”.

“Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetjeje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA”, thuhet në reagim.

Top Channel