Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Shtetasi V.D., banues në Lushnje u ndalua nga policia teksa udhëtonte me makinë dhe pasi i janë kërkuar dokumentat ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Por përveç kësaj shkeljeje, situata për 24 vjeçarin është rënduar pas kontrollit që iu bë brenda automjetit tip “Toyota”. Policia gjeti aty dy doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

I riu u arrestua nga uniformat blu.

  Po kthehet në “rrugën e vdekjes”, Policia heq 135 patenta: Aksidentet, pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë

Top Channel