Ajo që publiku ka kuptuar tashmë është se asnjë e shtunë e “Shiko Kush LUAN” nuk i ngjan tjetrës. E sigurt është që çdo javë ka humor dhe argëtim por ajo që bën ndryshimin janë të ftuarit dhe situatat që krijohen mes tyre. Kjo puntatë vërtetë që i ka të gjitha.

Përgjigje me batuta dhe deklarata të rëndësishme nga Ronela Hajati, një Ermal Fejzullahu që nuk e kishim njohur në gjëra kaq personale, Don Phenom në situata të vështira shoqëruar me humor, Teuta Selimi që ve studion në lëvizje, Blerona Zeqiri që na tregon të mirat e të këqijat e personazheve të showbiz-it dhe Sergio që ka diçka për Elvana Gjatën.

Do të ndodhin shumë gjëra në studio por ajo që do të na kthejë kohën pas është momenti i nostalgjisë në të cilin Ermal Fejzullahu zbulon diçka që nuk e dinim më parë.

Gjithçka që ju duhet për të kaluar të shtunën ideale e gjeni në “Shiko Kush LUAN” nga Luana Vjollca në ekranin e Top Channel në orën 21:00.

Top Channel