Alfi Perkins, një student 19-vjeçar që talli futbollistin e Aston Vilas për vdekjen e vëllait të vogël ka pësuar aksident.

Sipas tij, ishte përplasur nga një makinë që kishte hyrë me shpejtësi në kryqëzim kur semafori ishte i kuq.  Alfi postoi në internet fotot e fytyrës që i ishte dëmtuar rëndë, si dhe plagë të tjera në trup.

Në fillim të vitit, pasi Gaelish i Aston Vilas shënoi kundër Birmingam City, ai i dërgoi futbollistit tre mesazhe të tmerrshme duke i përmendur vëllain që i kishte vdekur kur ishe 9-muajsh, madje me një foto të varrit, duke i thënë: “Mund të ketë shënuar, por s’do ta kthejë në jetë vëllain e vdekur. Dhe kjo më jep më shumë kënaqësi se çdo gjë.” Si dhe “Gaelishit i ranë fuqitë më shpejt se ç’ra vëllai i tij në varr. Ku e ke vëllain, Gaelish?”

Pas aksidentit, komentuesit nxituan menjëherë t’i thonë që ishte “karma” për fjalët e këqija që i tha futbollistit, por ai i refuzoi ato mendime.

FOTO GALERI
1/7
Vëllai i futbollistit vdiq qëkur ishte 9-muajsh

Top Channel