Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, shpreh keqardhjen për moskualifikimin e Kosovës në Europian nëpërmjet kualifikueseve. Në konferencën për shtyp të zhvilluar në Prishtine, përzgjedhësi i “Tre Luanëve” deklaroi se është shumë e rëndësishme që sfida e “Fadil Vokrrit” të kthehet në festë.

“Me rëndësi është që nesër do të ketë festë për Kosovën. Më vjen keq që Kosova humbi shanset që të kualifikohet në Euro përmes kualifikueseve. Por kjo do të thotë se lojtarët do të luajnë pa presion. Ata nuk patën mundësi që të arrijnë një rezultat historik. Jemi pritur në mënyrë të shkëlqyer dhe besoj se ashtu do të jetë edhe në fushë nesër”.

Mikpritja kosovare: Presim me padurim që të shohim nesër një atmosferë të mirë, mbështetje. Ka pasur mbështetje në rrjetet sociale, parulla të shumta, e presim këtë edhe nesër”.

Shansi për eksperimente: Çdo lojtar, që do ta ketë rastin nesër të luajë, duhet të performojë sa më mirë, për të ardhmen. Tani që e kemi siguruar kualifikimin, kemi mundësinë të eksperimentojmë dhe t’i provojmë lojtarët.

Kosova, jo surprizë: Nuk jam befasuar kur Kosova e mposhti Çekinë. Ka zhvilluar lojë të jashtëzakonshme. Ekipi i Kosovës ka besim të madh, edhe pse ka pasur dëshpërim pas humbjes ndaj Çekisë. Besoj që do të kenë reagim dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Anglisë.

 

Top Channel