Kompania Herbalife Nutrition dhe produktet e saj janë prezantuar sot në Prishtinë. Aty u diskutua për stilin e jetës së shëndoshë dhe iniciativën globale “Nutrition for zero hunger”.

Mjekë botërorë treguan për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, konsumimit të perimeve dhe shmangien e produkteve me sheqer dhe produkteve të tjera që dërgojnë në mbipeshë.Aty gjithashtu kishte një prezantim për temën “Nutrition for zero hunger”, ku u diskutua si të keni një jetë të shëndetshme dhe më aktive. Jonathan Yarom, anëtar i bordit këshillëdhënës ushqimor i Herbalife, që është edhe mjek sportiv dhe drejtor mjekësor i Medix, foli për brendin dhe kompaninë, jetën aktive e të shëndetshme, dhe paraqiti linjën e re të produkteve Herbalife Nutrition.

“Nuk është e mjaftueshme të kemi jetë të gjatë, por duhet të kemi jetë të shëndetshme. Për shkak qe sot ka tepricë të ushqimit, nuk kemi nevojë me shkuar të ushqimi por ushqimi vjen tek ne, kompanitë industriale duke u munduar të përfitojnë para përfitojnë nga ne në shpinën tonë. Duke pasur më shumë pasuri, duke konsumuar më shumë ushqim, fillojmë prej tepricës së shëndetit, diçka kur e teprojmë na sjell sëmundje të ndryshme”, tha ai.

Ai tha se janë 26 mjekë dhe 12 nutriciatë të kësaj kompanie që merren me trajnime mbi shëndetin dhe nuk përfitojnë shumë nga kjo punë, por tha se e bëjnë sepse duan të ofrojnë më shumë sa i përket shëndetit.

“Të kemi të qartë se secili kemi me jetuar vetëm një jetë, nuk mund të rijetojmë, e kemi vetëm një vdekje, është diçka që ndodh veç njëherë, kemi dëgjuar shpesh të thonë jetojmë vetëm një herë, por jo, ne vdesim veç një herë por ne jetojmë çdo ditë, andaj duhet të marrim përgjegjësinë për si veprojmë. …Armiku më i madh në ditët e sotme është mbipesha, më shumë se gjysma e popullatës së Evropës kanë probleme me mbipeshë”, tha ai.

Ai shpjegoi që për një jetë të shëndetshme, organizmi i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e fibra, e jo thjesht për ushqim.

“Nevojat që janë nevojat e trupit tonë, kemi nevoje për vitamina minerale, fibra, por të vetmen gjë që e mendojmë ne është ushqimi që kemi nevojë për ushqim. Një prej problemeve është mungesa e vitaminave ku rreth 2 miliard njerëz në krejt botën kanë vlera të ulëta të vitaminave, mungesë të vitaminave. Një prej mënyra për zgjidhje është që ne ‘ti mbysim’ njerëzit, t’u japim shumë informata me ju tregu qysh me u ushqyer në bazë të kategorive. Njerëzit kur hanë perime te gjelbra nuk mendojnë që po konsumojnë një antioksidant por thjesht perime të gjelbër”, theksoi ai.

Ai tha se historia po e tregon se që 40 vjet, njerëzit kanë filluar t’i pranojnë ato që i ka thënë kjo kompani. Yarom theksoi se qëllimi është që njerëzit të kuptojnë misionin e kompanisë dhe të zbatojë atë, jo vetëm ta pranojnë atë. Aty prezantoi edhe Goran Nikoliq, drejtor i ri Herbalife Nutrition, dhe përgjegjës për rajonin e Evropës Juglindore.

“Jemi prezent në 94 shtete në botë, i kemi mbi 300 shkencëtarë me doktoraturë, kualiteti ynë dhe cilësia është ajo që të garantojmë produktin në krejt botën dhe të ofrojmë shërbimin sa më të mirë. Në hapësirat tona hulumtuese përveç testimit të të gjitha produkteve, jemi kompania e vetme në botë që kemi laborator që ka për detyrë testimin e të gjitha testimeve që bëhen për me qenë të sigurtë për produktin dhe me garantu cilësi sa më të lartë. Kur flasim për cilësinë e produktit bazohemi në filozofinë që është prej farës deri të produkti final”, tha ai.

Ai tha se numri i madh i konsumuesve të produkteve të kësaj kompanie, i bën të jenë më përgjegjës në ofrimin e produkteve.

“Një fakt interesant është që çdo ditë në botë konsumohen mbi 4 milionë ‘shake’ në ditë, ajo i jep përgjegjësi kompanisë sepse duhet me i ofruar produkt sa me të mirë klientëve që janë me këtë kompani”, shtoi ai.

Kjo ngjarje po mbahet para ditëlindjes së 40 të kompanisë, dhe është organizuar nga Herbalife Nutrition. Herbalife Nutrition është kompani udhëheqëse botërore për ushqim të shëndetshëm e cila bashkëpunon me Feed the children, fushatë globale në luftën kundër urisë së fëmijëve, ku ndajnë 2 milionë dollarë me qëllim që të ndihmojnë në zhdukjen e urisë së fëmijëve dhe rritjen e mbipeshës. Herbalife synon të bëjë botën më të shëndetshme përmes ndihmës se ushqimit të shëndetshëm.

Top Channel