Një ditë para ndeshjes me Francën, Rama i bën gol Strakoshës!

16/11/2019 18:28

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në stadiumin e ri kombëtar, ku u takua me ekipin, trajnerin Reja dhe presidentin e FSHF-së, Dukën.

Ky takim erdhi një ditë përpara ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Francës. Siç mund ta shihni edhe në video, Rama provoi të godiste në portë, një tentativë që rezultoi me sukses. Në portë u gjend portieri Strakosha.

Nuk munguan batutat mes tij dhe Etrit Berishës, ku këtij të fundit gol i bëri Armando Duka.

Top Channel