Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së nesërme që e zhvillon ndaj Kombëtares së Anglisë.

Për dallim nga stërvitja e kaluar, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes sot kishte në dispozicion të gjithë lojtarët, përpos Herolind Shalës, i cili nuk u paraqit as në ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

Stërvitja e sotme ishte e hapur vetëm 15 minutat e parë për media si dhe për shikues, që ishin në një numër të madh.

Para seancës stërvitore, në konferencën për shtyp Challandes dhe Rrahmani e cilësuan si ndeshje tejet të rëndësishme përballjen ndaj anglezëve.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, raporton KosovaPress.

Top Channel