PARIS, FRANCE - OCTOBER 11: Flags from several countries float in front of the headquarters of the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) on October 11, 2017 in Paris, France. From this Monday, the 58 members of the Executive Board of Unesco will vote by secret ballot at the headquarters of the organization to elect their new Director General. Several ballots are scheduled and the name of the new Director General of UNESCO will be announced on November 10. (Photo by Chesnot/Getty Images)

Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor të vitit 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.

Nga kjo konferencë lindi UNESKO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga njëzet vende: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika , Zelanda e Re , Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut , Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u antarësuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të futet në UNESCO për 3 vota.

Top Channel