Gjatë mesjavës është zhvilluar xhiroja e parë e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ku janë zhvilluar ndeshjet në Grupet A, B, C dhe D.

Skuadrat e elitës kanë pushuar në xhiron e parë, që ishte me sistem eliminimi.

Vushtrria ka fituar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 60:28, kurse AS Prishtina ka mundur Dukagjinin 100:67.

Në xhiron e dytë është kualifikuar edhe Kerasan Prishtina që mundi Sferën 97:77, derisa Megasporti mposhti AS Kastriotin 63:69.

Edhe Golden Eagle Ylli B u kualifikua tutje, pasi mundi Kaçanikun 42:88. Ndeshjet Drita-Gjakova, Borea-United Basketball dhe Prishtina e RE-Llapi janë regjistruar me rezultat zyrtar.

Rezultatet

Vushtrria – Fushë Kosova 60:28

AS Prishtina – Dukagjini 100:67

Drita – Gjakova 20:0 (R.Z.)

Borea – United Basketball 20:0 (R.Z.)

Kerasan Prishtina – Sfera 97:77

AS Kastrioti – Megasport 63:69

Prishtina e RE – Llapi 20:0

Kaçaniku – Golden Eagle Ylli B 42:88

Top Channel