Marsida Xhaferllari dhe Ilir Meta

Marsida Xhaferllarin e kam preferuar për shkak të integritetit, tha Meta teksa komentonte zgjedhjen e saj si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ajo kishte “respektuar fyrmën e Kushtetutës duke aplikuar vetëm për një vakancë”.

Sa i përket pretendimeve se zonja Xhaferllari ka lidhje me Partinë Demokratike, Meta zbuloi prapaskenat e 8 viteve më parë kur ajo ishte kandidate për postin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Xhaferllari ka qenë kandidate për kryetare të KQZ në 2010-2011, dhe e di shumë mirë që PD dhe koalicioni që drejtonte PD nuk e ka votuar zonjën sepse nuk vlerësohej si njeri i besueshëm aq sa duhet për partinë në atë kohë”, tha Meta.

  Meta për Ramën: Nuk m’u duk në rregull në Kuvend, të mos keqpërdorë SHBA-të

  Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED, Ardian Dvoranin

Top Channel