Vojvoda i mërzitur: Pas vështirësisë zoti e krijoi lehtësinë

15/11/2019 16:36

Kosova ka pësuar dje humbje në ndeshjen ndaj Çekisë, me rezultat 2 me 1.

Humbje e cila i shuan shpresat për një kualifikim të mundshëm në kampionatin evropian “Euro 2020” nëpërmjet kualifikimeve për në këtë kampionat.

Lojtari i Kosovës, Mërgim Vojvoda një dit pas ndeshjes ka reaguar në rrjetin social Instagram.

“I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas . #Mars2020. Faleminderit të gjithë Dardanëve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosovë te Dua” – ishin fjalët e mbrojtësit të Standard Liege.

Kosova të dielën e luan ndeshjen e radhës ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Top Channel