Donald Trump ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Korenë e Jugut, një prej aleatëve kyc të tij në Azi.

Presidenti amerikan, nga sa raporton CNN, i kërkon Seulit që të paguajë 500% më shumë para në 2020-tën për të mbuluar kostot e mbajtjes së ushtarëve amerikane në gadishull, një pretendim ky që ngrihet në një kohë kur Koreja e Veriut ka nisur sërish kërcënimet. Gj

Ajo ka zemëruar e nervozuar gjithashtu Seulin, ku liderët koreano-jugorë kanë nisur të vënë në pikëpyetje angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së tyre. Pyetja që shtrojnë një pjesë politikave në zë në Korenë e Jugut tani është: a do t’i tërheqë Amerika trupat nëse Koreja e Jugut nuk paguan shumën e kërkuar prej saj?  Në SHBA, ndihmësit e kongresit dhe ekspertë thonë se kërkesa e Presidentit për 4,7 miliardë dollarë doli nga hiçi, duke i detyruar zyrtarët të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes të gjejnë mënyra për të justifikuar numrin me një grumbull tarifash të reja që mund të përfshijnë detyrimin e Seulit për të paguar një pjesë të kostove të personelit amerikan të stacionuar na gadishulll, si dhe ato të trupave dhe pajisjeve në rotacion.

Koreja e Veriut ka kërcënuar sakaq të përshpejtojë zhvillimin e armëve të saj, duke e thelluar edhe më shumë ankthin e Seulit. Të enjten, Peniani i dënoi sërish stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut, duke thënë se është “zemëruar” nga ky fakt, e duke kërcënuar se do të kundërpërgjigjet.

Top Channel