Duke ironizuar me fjalët e tij, Schalke 04 i bën ofertë Ibras!

15/11/2019 14:48

Schalke 04 i bën thirrje Zlatan Ibrahimovic të transferohet në Bundesliga për të mbajtur veshur fanellën e Bluve Mbretërorë dhe e bën në një mënyrë orgjinale duke ironizuar disi me fjalët e gjigandit suedez.

dIbrahimovic është në kërkim të një skuadre të re pas lamtumirës nga Los Angeles Galaxy dhe te Schalke kanë gjetur një mënyrë vërtetë të veçantë për t’i bërë një ofertë Ibrës të zgjedhë Gelsenkirshenin si stacionin e ri të karrierës së tij. “Mos u shqetëso Zlatan, këtu në Gelsenkirshen nuk ka bejsboll”, shkruhet në komunikatën e klubit gjerman që i referohen fjalëve të Ibrës kur i dha lamtumirën amerikanëve të Galaxy, teksa u thoshte fansave tashmë shkoni të shikoni bejsboll, sepse pa të MLS nuk ka të njëjtën vlerë. Gjithsesi skuadra që është më afër shërbimeve të Ibrahimovic është Milani dhe sulmuesi shtatlart po e mendon seriozisht rikthimin te kuqezinjtë.

Top Channel