Mëngjesi i sotëm e ka gjetur zonën e Astirit të rrethuar nga forca të shumta policore. IKMT-ja ka nisur sërish aksionin, përsa i takon prishjes së objekteve.

Kështu është krijuar një kordon i gjatë duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.

Në ndryshim nga tre ditë më parë, ku pati përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të Policisë të IKMT-së, mëngjesi i sotëm po rezulton pa një rezistencë të banorëve.

Top Channel