Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lluzhan në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.
Policia njofton se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
Më herët gjatë ditës, gjatë shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, Policia e Kosovës ka njoftuar se që prej mbarimit të luftës (1999-2019) në Kosovë, si pasojë e aksidenteve në trafik kanë humbur jetën 2523 persona

Top Channel