Një konkurrent përjashtohet se i kthen të sharën shef Renatos. Debatet në Hell’s Kitchen sonte arrijnë kulmin

15/11/2019 16:30

Tensionet në Kuzhinën e Djallit janë rritur javë pas jave. Konkurrentët po ndjehen gjithnjë e më shumë nën presion, jo vetëm prej të bërtiturave e kritikave të pamëshirshme të shef Renatos, prej pjatave që thyhen e tenxhereve që përplasen, por edhe prej formulave të garës që janë krejt të paparashikueshme, prej intrigave që shefi po thur ndaj tyre në çdo kohë por edhe prej lojës së forte që bëjnë për të sfiduar njëri- tjetrin, deri në nominime.

Aty është luftë për mbijetesë.

Që të kalosh flakët e ferrit, duhet të durosh gjithçka. Por mesa duket, jo të gjithë ja dalin dot.

Ja, sonte njëri nga konkurrentët nuk e ka duruar dot debatin me shef Renaton. Ka kundërshtuar argumentet e shefit deri aty ku përplasja ka arritur pikën më të nxehtë. Konkurrenti ja ka kthyer të sharën shefit, duke thyer kështu një nga rregullat bazë të Hell’s Kitchen, ku shefi ka gjithmonë të drejtë e kurrsesi nuk i duhet kthyer fjala.

Kush është konkurrenti?

Është nga skuadra e vajzave apo e djemve?

Prisni sa të fillojë emisioni, sonte në orën 21.00, në Top Channel.

Top Channel