Marsida Xhaferllari, dhe Arta Vorpsi ju drejtuan këtë të premte Gjykatës Kushtetuese.

E para pas betimit tek Presidenti, dhe e dyta pas publikimit në Fletoren Zyrtare, por vetëm njëra do qëndronte si anëtare e zgjedhur. Ndërsa Kuvendi sapo kishte miratuar një rezolutë dhe presidenti kishte lajmëruar një deklaratë të re, Gjykata Kushtetuese nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm komenton se nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj.

Ndërkohë, lajmëron se po punon për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës. Në Presidencë u betua Marsida Xhaferllari dhe jo Arta Vorpsi. Pak minuta më pas Gjykata Kushtetuese bën një njoftim të dytë ku tregon se i ka dërguar Presidentit listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të këshillit të emërimeve në Drejtësi.

“Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, gjyqtar, Elsa Toska gjyqtare, Marsida Xhaferllari gjyqtare, Znj. Fiona Papajorgji gjyqtare”.

Ky njoftim i Gjykatës Kushtetuese zyrtarisht bëri mosnjohjen e Arta Vorpsit si gjyqtare kushtetuese.

Muhamed Veliu

Top Channel