Pas ndeshjes së kombëtares A të Kosovës, sonte në fushë do të paraqitet kombëtarja e Kosovës U21.

Djelmoshat e Rafet Prekazit do të ndeshen me Austrinë, në kuadër të kualifikimeve për në kampionatin evropian “Euro 2021”, shkruan KosovaPress.

Të dy kombëtaret në këtë ndeshje hynë pas humbjeve të pësuara në ndeshjet e kaluara. Kosova pësoi në “Elbasan Arena” nga Shqipëria, ndërsa Austria u mund nga lideri i grupit Anglia.

Aktualisht në grup udhëheq Anglia me 9 pikë nga tri ndeshje. Austria është e dyta me 9 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Kosova e treta me 6 pikë nga katër ndeshje.

Ndeshja mes Kosovës U21 dhe Anglisë U21 zhvillohet sonte nga ora 18:00./KosovaPress/

Top Channel