Florian Kamberi ishte risia e listës së Edi Rejës për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës.

Sulmuesi 24-vjeçar duket se ka qenë i pafat dhe nuk mundi të debutonte në këto përballje.

Kamberi ka pasur një dëmtim në kavilje dhe si pasojë ai është larguar ditën e sotme nga grumbullimi i Kombëtares.

Mirëpo kjo nuk mbetet arsyeja e vetme, pasi që Kamberi nuk mori lejen nga UEFA për tu paraqitur për Shqipërinë për këto dy ndeshjet e muajit nëntor.

Pak kohë më parë, 24-vjeçari ka postuar në rrjetin social “Instagram”, një foto nga qyteti i Zyrihut.

Top Channel