Hadërgjonaj: Dhamë maksimumin por nuk arritëm atë që deshëm

15/11/2019 16:30

Kosova pësoi humbje në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar ndaj Çekisë, me rezultat 2:1.

Kjo humbje e lë Kosovën në pozitën e tretë, me asnjë gjasë për tu kualifikuar në kampionatin evropian “Euro 2020”, nëpërmjet grupit kualifikuese.

Lojtari i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook” duke pohuar se kanë dhënë maksimumin nga vetja por nuk arritën atë që deshën.

“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm. Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Top Channel