​Kurti në takim me Hahn, bisedon për bashkëpunimin Kosovë – BE

15/11/2019 22:06

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.

Ai gjithashtu ka njoftuar se një takim tjetër ka pasur edhe me zëvendës drejtoren Menaxhuese për Evropë Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqin në European External Action Service, Angelina Eichhorst.

“Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst.

Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka njoftuar për takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë”, ka shkruar Hahn në Twitter./KosovaPress/

Top Channel