Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në Mirditë, ku një person ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se është identifikuar autori i ngjarjes që është një 41-vjeçar.

Por, akoma nuk dihet se kush është identiteti i viktimës.

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues  në Fanë, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen

Drejtuesi  i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

Top Channel