Turizëm prej kokainës/ Në plazhet franceze ku droga doli në breg shkojnë shumë njerëz

14/11/2019 14:06

Njerëzit kanë nisur të vërshojnë në plazhet e Francës, në brigjet e të cilave deti filloi të nxirrte përpara pak ditësh pako me kokaine. vendasit në Pornic thonë se kanë vënë re një shtim të ndjeshëm të lëvizjeve në zonë, e kjo për ta nënkupton vetëm një gjë.

“Këtë fundjave, këtu u mbush me njerëz që nuk i kishim parë më përpara. E kuptohet për çfarë vijnë. E gjithë kjo me duke ide fantastike për një film”, ka thënë Sylvie Banore.

“Janë shtuar njerëzit shumë nëpër plazhe këtu. A ka lidhje me atë qe u zbulua? Nuk e di, por mund te them se tani që flasim, ka një numër shumë më të madh njerëzish që bëjnë shëtitje buzë detit”, shprehet Christine Robert.

Po ata vetë, a janë tunduar valle?

“E dimë që ka gjëra që kanë dalë këtu në breg dhe që kushtojnë shumë para, por dimë gjithashtu se edhe dënimi për shkelësit është shumë i lartë”, tha Christian Voinot.

Pako kokaine u gjetën në një vijë bregdetare prej mbi 500 km, duke nisur nga Nanta në Biarritz, e hetuesit francezë po bashkëpunojnë edhe me homologë europianë e amerikanë, në përpjekje për të kuptuar se nga vjen droga.

Top Channel