Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë ka informuar se është mbyllur përkohësisht rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit. Mbyllja ka ardhur për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit).

Punimet do të kryhen nga 15 e deri më 17 nëntor 2019 dhe në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

Brezovica është kthyer vitet e fundit në destinacion shumë të preferuar edhe për shtetasit e Shqipërisë.

Top Channel