Sëmundja e diabetit po merr përmasa edhe në vendin tonë. Janë 80 mijë pacientë që janë diagnostikuar dhe trajtohen me mjekim në vendin tonë. Çdo vit ka 4000 raste të reja dhe më problematike bëhet situata pasi po shtohen fëmijët me diabet.

Kjo sëmundje përveç vështirësisë në përditshmërinë e pacientit ka një kosto të lartë. Ajo prek organe të tjera në trupin e pacientit duke ndikuar në shtimin e sëmundshmërisë.

Dallëndyshe Meca është diagnostikuar me diabet kur ishte 46 vjeç. Pas trajtimit me medikamente më pas I’u nënshtrua insulinës për të cilën i duhen 5 fisha në ditë, ndërkohë që vuan nga shumë sëmundje të tjera për shkak të diabetit.

Diabeti është sëmundje që fsheh dhe nuk shfaq simptoma që në fillim. Ndaj shifra e të prekurve mendohet të jetë dyfish më e lartë pasi ka po aq të prekur që nuk dinë.

“Në çdo një të diagnostikuar ka një tjetër që nuk di. Kështu që mund të jenë 140 mijë persona të prekur”, shprehet dr. Florian Toti.

Por të jetosh me diabet duhet të bësh shumë kujdes me ushqimin.

Por keq ushqyerja dhe shtimi i obezitetit tek fëmijët ka rritur numrin e pacientëve të vegjël. 60 raste të reja çdo vit me diabet 1 që i nisin insulinat që në moshë të vogël.

Ti qëndrosh larg diabetit duhet ti qëndrosh larg jetës sedentare , të ushtrohesh, të ecësh dhe të ushqehesh shëndetshëm.

Alma Demiraj

Top Channel