Modelja simpatike Kristina Baki, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth eksperiencës së re si aktore, pjesë e kastit të filmit “Falco”.

24 vjeçarja e konsideroi të gjithën si një ëndërr fëmijërie të bërë realitet, duke pohuar se të qenit aktore i duket interesante dhe do pranonte me shumë të interpretonte në filma të tjerë.

Sa i përket jetës personale, modelja pranoi se është lumturisht në një lidhje, madje ka menduar edhe për martesën në një të ardhme jo shumë të largët.

Edhe pse nuk dha data konkrete, Kristina theksoi se tashmë ndihet gati dhe mirëpret edhe ndryshime të tilla në jetën e saj.

Top Channel