Zgjedhjet e 6 tetorit, lanë jashtë kuvendit të Kosovës, disa deputetë që kanë përfaqësuar partitë politike në dy ose më shumë legjislatura, përfshirë edhe figura qendrore të tyre.

Lëvizja vetëvendosje rezulton partia fituese, por edhe nga radhët e saj, disa figura qendrore, kanë mbetur jashtë kuvendit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me LDK, PDK, AAK etj. Analistët thonë se kjo ka ndodhur pasi qytetarët e Kosovës janë lodhur me figura që kanë qenë pjesë e kuvendit për disa legjislatura por që pak kanë bërë për ta.

Qytetari ka vendosur se është lodhur me ato figura dhe mbi të gjitha këta deputetë që kanë kandiduar për herë të tretë ose të katërt janë ndjerë komod dhe ndoshta nuk kanë bërë fushatën dhe punën e duhur në terren që të arrijnë t’i sigurojnë votat që të rizgjidhen për herë të dytë ose të tretë, të katërt”, shprehet Rasim Alija.

Për Arbëresha Loxhën, qytetarët i kanë ndëshkuar ata edhe për shkak të performancës së dobët apo aferave korruptive në të cilat disa prej tyre janë përfshirë.

Së pari pamë që opozita tashmë është në pozitë dhe shumë deputetë të cilët në të kaluarën kanë qenë të përfaqësuar në disa legjislatura dhe jo vetëm një tashmë nuk janë pjesë e kësaj legjislature, që mund të jetë ndëshkim nga votuesit si në kuptim të performancës jo të mirë, po edhe gjithashtu aferave të ndryshme korruptive”, tha ajo.

Disa nga emrat e mbetur jashtë kuvendit të kosovës janë Xhelal Sveçla, Sami Kurteshi, Ismet Beqiri, Xhavit Haliti etj.

Top Channel