Korça është një qytet që tërheq shumë turistë, sidomos pasi mbaron stina e ngrohtë, dhe fluksi i tyre nis që në vjeshtë.

Pemët e mëdha nëpër rrugët e qytetit, atmosfera e këndshme e parkut, tërheq njerëz nga të gjitha rrethet çdo fundjavë.

Turistët vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga jashtë vendit, dhe qyteti i Korçës nuk zhgënjen askënd.

Tradita e mikpritjes, e gatimit dhe vendet e bukura për t’u vizituar bëjnë që vizitorëve t’u ofrohet diçka për të bërë në çdo kohë.

Përveç qytetit, Dardha dhe Voskopoja, fshatrat turistikë pranë qytetit tërheqin gjithnjë e më shumë turistë me traditat e tyre të mikpritjes dhe natyrën e shkëlqyer.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel