Kompanitë e basteve kanë favorizuar Çekinë në ndeshjen e sotme kundër Kosovës.

Një ndër kompanitë më të mëdha të basteve në botë “Bet365” e cila ka shkruar shumë me tone pozitive për Kosovën në ndeshjet e mëhershme, ka favorizuar vendasit në ndeshjen e sotme.

Sipas tyre kuota që Çekia të fitojë është 1.66 ndërsa kuota për fitoren e “dardanëve” është 5.75 dhe barazimi ka kuotën 3.4.

Një ndër arsyet më të mëdha është se nëse çekët fitojnë do t’i afrohen shumë kualifikimit, ndërsa nëse Kosova fiton do të këtë nevojë për një barazim ose fitore ndaj Anglisë.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 20:45. /KosovaPress/

Top Channel