Zllatan konfirmon largimin nga SHBA me batutë epike: Po iki, tani shikoni bejsboll

13/11/2019 23:08

Zllatan Ibrahimovic nuk do të jetë më pjesë e MLS-së në SHBA. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në instagram.

Në postimin e tij nuk kanë munguar edhe batutat tipike të Ibrahimovic, ku shkruan se tashmë duhet që të kthejnë sytë nga bejsbolli pasi futbolli pa Zllatan nuk është asgjë.

Ai shkruan:

“Erdha, pashë, fitova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem gjallë përsëri. Për tifozët e LA Galaxy: Donit Zlatanin, jua dhashë Zlatanin. Jeni të mirëpritur. Historia vazhdon. Tani kthehuni të shihni bejsboll”, mbyll postimin e tij Ibrahimovic.

Lajmi është konfrirmuar edhe nga LA Galaxy ku shkruan se palët kanë arritur marrëveshje për të zgjidhur kontratën.

Akoma nuk dihet ekipi i ardhsëhm i Zllatan, por kandidatët janë të shumtë Inter, Milan, Napoli, Ateltico Madrid etj ejt, Ibra vetëm duhet që të zgjedhë.

Ai ka shënuar 56 gola në 58 ndeshje në dy vite.

Top Channel