Ndeshja me Andorrën, Reja thirrje tifozëve: Po të ishte në dorën time do shkoja shtëpi më shtëpi t’i ftoja!

13/11/2019 13:21

Në prag të ndeshjes me Andorrën, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja zhvilloi një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera ceku çështjen e shumëpërfolur “Xhaka”, unitetin e skuadrës si dhe debutimin e lojtarëve.

Në përmbyllje të deklaratës, Reja u bëri thirrje tifozëve që të jenë të shumtë dhe në ndeshjen me Andorrën.

“Nëse do ishte në dorën time do shkoja shtëpi më shtëpi t’i ftoja të na bashkohen në këtë ndeshje. Ata që kanë mundësinë i ftoj të na mbështesin në këtë ndeshje, futbollistët kanë nevojë për tifozë.”

Po kështu edhe Elseid Hysa nga ana tjetër deklaroi:

“Tifozeria na motivon gjithmonë për të ecur para. U bëj thirrje të gjithë tifozëve që të ndjekin edhe ndeshjen me Andorrën jo vetëm për Francën.”

Top Channel