Presidenti Ilir Meta ka dalë në deklaratë për shtyp ku është shprehur se Marsida Xhaferllari do të jetë emri i parë i Gjykatës Kushtetuese.

Meta u shpreh se momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë historike për ne.

Pjesë nga fjala e tij:

Me njëherë pas zbritjes nga avioni pas vizitës në Paris vendosa të emëroj Marsida Xhaferllari gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese si dhe procedurën për plotësimin e kësaj vakance.

Po mendoja që t’ua lexoja vetë të gjithë arsyetimin, por nuk do doja që të më mallkoni pasi është shumë i gjatë dhe i detajuar dhe do doja të ju kurseja kohën.

Menjëherë do e keni në faqen zyrtare pasi është 60 faqe dokument.

Kushtetuta është zero pa gjykatë kushtetuese, kemi dy vjet që jemi pa kushtetutë.

Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është historik, pasi për herë të parë formohet gjykata pas reformës që u bë në drejtësi.           

 

Top Channel